» Rubrikat
Pozita Gjeografike
Historiku
Demografia
Mergimi
Dergo Poezi
Libri i Vizitorve
 
 » Web Partner
BOTUSHA
MORINA
 KORENICA
ERENIKU

M. E GJAKOVES

  WEBI JUAJ...
WEBI JUAJ...
 
 » Foto-Galeria
Nëse keni fotografi të reja apo të vjeta të fshatit apo personale qe mund ta pasurojm wefaqen me publikimin e tyre ju lutemi te na i dërgoni në Email adresen:  ose regjistrohuni  tek Foto Galeria dhe beni shkarkimin e tyre..
 
 
 » Per fshatin tim

 I përmallur
sytë me lotë,
jamë larg vendit,
nuk vij dotë,
jamë shumë largë
në dhe të huaj,
mërgimtar,
zemra po vuan

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 Poezi

Lexim te kendshem

                      Me ty

Do të ulem në kënd të buzës
si në një shkëmb, pranë një ujëvare
e sigurt se s'do më rrëmbejë shtjellë e fjalëve.

Do të ulem në kënd të syrit
si një zambak i mbirë në ujë pranë bregut
me fletë të vogla që t'mos zë shikimin.

Se unë në fund të fundit, ç'jam?
- Një dallgë e ngrirë në hapësirë
e shkulur nga deti i gjoksit tënd.
Shtrin duart të më arrish e s'më arrin.

Nga Ilirian Zhupa dhe Preç Zogaj


S'dua te flas

Mos më bëni të flas
Nuk dua
Të shpalos
Dhimbjen,dashurinë
Në kengë shoh gjak
Gjak
Të një të pafajshmi
Kurse valët e detit vjedhin jetën
Fëmijut të posalindur
Mos më bëni të flas


Nyon,1999 (Kushtuar viktimave të Otrantos)
Alistar Ramadani


        Shqiptar e shkruar shqiptarit

UNE, jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
jam flamuri qe Ismailit i rri te koka e varrit,
jam pisqolla e arte fshehur ne gji te Ises,
jam gjoksi i gjakosur i Adem Jasharit.

UNE, jam topuzi i Gjergj Elez Alise,
hija e Kostandinit qe sjell naten Doruntinen,
jam nje fije e mustaqeve te Mujit,
nje hap i tij qe trondit tere Krahinen.

UNE, jam rreptesia e Leke Dukagjinit,
nje fjale e rende ne faqet e Kanunit,
jam nje gur i bardhe ne brigjet e Drinit,
shpata qe Skenderbeu lart e tundi.

UNE,jam nje strofe e bukur e Naimit,
shkruar mbi malet , fushat e brigjet,
jam malli i Serembes, Samiut, Jeronimit,
jam shpirti i tyre qe ne kurbet vazhdon te digjet.

UNE,jam deshmori qe ra ne Mitrovice,
e me gjakun tim u la edhe Cameria,
se jam ai qe nuk u qa kur vdiq,
se per deshmoret nuk qan njerezia.

UNE, jam nje pushke qe del nga frengjite,
jam nje kenge labe, nje tel i ciftelise,
jam Cerciz Topulli qe kurre s'ra ne prite,
jam e kuqja e flamurit atje lart, ne shtize.

ja pra,
UNE jam shqiponja e Bjeshkeve te Namuna,
ja lulja qe i ka mbire Ismailit te koka e varrit,
jam pisqolla e arte e dinakut Ise,
jam gjoksi i copetuar i Adem Jasharit...


UNE, jam shqiptar e shkuar shqiptarit...   

                      Shkruar nga Alban Tartari

POPULLIT TIM

Populli im i fortë, e krenar
si gur shkëmbi, lapidar,
nëpër shekuj i copëtuar
ndër burgje i robëruar.

Populli im i sakatosur
ashtu i urtë, i vendosur,
por bujar e i mirë
zemër bardhë me plot dëshirë.

Fali gjaqet dhe premtoi,
fjalën e nderit se harroi
ndër konaqe me besa besë
për ardhmëri plot me shpresë.


Autor: Qefsere Dauti-Rufati
© nga shtepia botuese
« Voka-4 » Tetovë. 1995-2001


 »

» Kontakt@admin


MALLI  PËR  ATDHE

I permallur
syte me lote,
jam larg vendit,
nuk vij dot,
jam shume larg
ne dhe te huaj,
emigrant,
por zemra vuan.

Vuan zemra,
vuan shpirti,
qenka i veshtire
KURBETI.

Sec me mori malli,
sec me dogji zjarri,
zjarri i zemres time
per vendlindjen time.

Kujtoj cdo moment,
por jane VEGIME,
sa dua t'i prek,
sa dua t'i kap,
ato me largohen
ikin tutje , larg.

O kurbet,
kurbet i shkrete,
mos me ler
ketu n'vetmi,
me ndihmo
o ZOT te lutem,
qe te kthehem
ne SHQIPERI.

Nga ELANKO-
Elda Andrea Kokoneshi
Janine-Greqi

 

 

 

Shfaqje e shitur

Nëse jeni të gatshëm
mund t' ju shes
shfaqje të rrallë
me skamnorë dhe të marrë
prostituta palaço
të shitur
minj të ngordhur
hije të verdha prozhektorësh
muzikë makabre
ndonjë spektator
kockëgëdhendës
poetë aventurierë
dhe copa skenografishë për Atdheun Rezervë.

Nga: Nezir Sefaj
 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
     

Përgaditur dhe mirëmbajtur nga: Ukë Zenuni (Administrtorë dhe Moderatorë)
©2006 - 2008, Fshati Babaj Bokes. ( Babaj-Bokes.com)

| Home | Forum | Foto Galeria | Muzikë | Mesele-Anektoda | Poezi | Portali | Libri i Vizitorve |