» Rubrikat
Pozita Gjeografike
Historiku
Demografia
Mergimi
Dergo Poezi
Libri i Vizitorve
 
 » Web Partner
BOTUSHA
MORINA
 KORENICA
ERENIKU

M. E GJAKOVES

  WEBI JUAJ...
WEBI JUAJ...
 
 » Foto-Galeria
Nëse keni fotografi të reja apo të vjeta të fshatit apo personale qe mund ta pasurojm wefaqen me publikimin e tyre ju lutemi te na i dërgoni në Email adresen:  ose regjistrohuni  tek Foto Galeria dhe beni shkarkimin e tyre..
 
 
 » Per fshatin tim

 I përmallur
sytë me lotë,
jamë larg vendit,
nuk vij dotë,
jamë shumë largë
në dhe të huaj,
mërgimtar,
zemra po vuan

 

 

 

 

 

 

 


Anektoda Popullore

*Shënim: Per hire te origjinalitetit dhe mos humbjes së kuptimit dhe porosis që i gjejmë te anegdotat apo te njohura në popull si MESELE ose BISEDA ME RROTULLA do ti tregojmë mu në atë mënyrë se si janë interpretuar nga vetë ata që i kanë treguar ose që janë ruajtur gjenerat pas gjenerate,deri ne ditët e sotme.
                                      
                                             *Nga stafi Babaj-Bokes.com

ZJARMI I ZHABARIT

Ish kane shku njani musafir n'Zhabar t'Eper.Aty ku bjen n'konak , i gjane edhe do musafir tjere.Ish kane dimen e f'toft i madh.Zhabari s'kan dru shum e e kane zakon mos me e kalle shum kaftorin.Ky musafiri qi shkoi vetun , kish pas nirthe.Me i than t'zotit shpis:"Kalle kaftorin ma shum!,s'kish pas mujte se i kish pas ardhe marre".Po dikur s'ju durue e foli: --Valla , more burra , me e dijte qi asht edhe zjarmi i xhehnemit si zjarmi i Zhabarit , tybe gja s'kisha lane pa ba.

FEMIJA MUND TI PERGJAS EDHE RROGTARIT

Tuj ba muhabet n'shoqni i thane njanit;
--Djali yt i ka ga' rrogtarit.
K'ti edhe ju ba merak.U idhnue.Shkoi n'shpi e po i thot t'shoqes:
--Oj grue , po m'thone hallki:"Djali yt i ka ga rroktarit".
Grueja edhe ja priti:
--He njeri , pse po bahesh budall e po i ngone hallkin.F'mija i gajne dajve shtat sahat rruge larg , e s'po i gajne rrogtarit qi a kane n'shpi.


GEZIM MA T'MADH?--KUR JAM MARTUE VETE

Bajram Haliti e kish pas martue djalin.Kur shkojne shoket me ja ba per hajr , i thone:
--Per hajr , Bajram Haliti qi e martove djalin!
--Hajer paqi!
I thone:
--A ki pas gzim ma t'madh n'ymer tan se sot qi pe marton djalin?
--Po , qysh jo.
--Kur?
--Kur jam martue vete.


Ali Meta i Junikit

Ali Meta i Junikit ish kone mashkull i mire. Ish kone nji mledhje ne katund.N'ate mledhjenji nipash i veti, i thojshin Muse Haliti i Carrabregit.Kish pase thane;
_Daja Ali!
_Hoj!
_Shka asht puna jote keshtu qe mashkulli i mire po, i zoti po, e ty kurrfare zani nuk te doli e s'qite kurrgja n'drite?
_Le Muse,mos t'hime atje.
_Jo,kame qef me dite dishka.Shka asht puna jote kshtu?
_Muse,me t'hanger qeni i huej, me nji pasul e shnosh varen,po me t'hanger qeni yt,kurrfare ilaci nuk t'shnosh.E mue m'kane hanger qent e mij


Sadik Çaka

Pjesa parë
Shkon Sadik Çaka në një të pame, kur hyn mbrenda qka me pa plot oda burra (100 burra).
Si hyn mbrenda Sadik Çaka, futet arave, ju drejtohet të pranishmive me këto fjalë: “të gjithë këtyre burrave në këtë odë kështu e ko jau bëfsha perveç njënit”.
Asnjëni nga të pranishmit nuk reagon!
Kur u krye e pamja burrat duke u shpernda në grupe të vogla, po e pyesin njëni tjetrin, e pse nuk fole more burr po a ndëgjove se të shau Sadik Çaka, secili përgjigjej JO MUA NUK ME KA SHA, ai tha perveç njenit e ai njeni mund të jem unë, dhe kështu të gjith ata 100 burra u ndan shkuan në shtepi të veta duke thën jo nuk më shau mua pasi që tha perveç njenit!

Pjesa e dytë
Prap e nxën puna Sadik Çaken me dal në të pame, njejtë si në rastin e parë por në tjeter katund.
I kujtohet Sadik Çakës herën e parë nuk ja ktheu kush të shamen e ketë herë vendos mos më sha, mirëpo e ngacmon dreqi e nuk përmbahet dot pa shkretu diç, por ketë herë e zbut pak.
Si i vjen rendi me fol thot: “njenit qëtu në ketë odë kështu e ko ja bëfsha”, ata 100 vet, e secili vjen tuj u zie në veti edhe tuj mendue valla mue ma drejtoi atë të shame, njëni mendonte po unë ja kam pas da vaden para dy vitesh e për mua e pat, tjetri mendonte po po plaku jem i ka pas prish kollomoqin me gjo, tjetri mendonte po po unë nuk i kam shku me kosit në ver e per ata ma lëshoi mua, e kështu secili e gjen një arsye të dyshoj se e shamja ju drejtue atij dhe secili prej atyre 100 burrave e gjet veten të shar.

Qellimi im nuk ishte të ofendoj dikend këtu por mos te behemi si Sadik Çaka dhe as publik i grupit te dytë.



 

 
     

Përgaditur dhe mirëmbajtur nga: Ukë Zenuni (Administrtorë dhe Moderatorë)
©2006 - 2008, Fshati Babaj Bokes. ( Babaj-Bokes.com)

| Home | Forum | Foto Galeria | Muzikë | Mesele-Anektoda | Poezi | Portali | Libri i Vizitorve |